Rreth Nesh

Shpresa Security Systems

Ne ju garantojmë siguri të plotë dhe kënaqësi

Vizioni Ynë

Fokusi ynë përqendrohet tek profesionalizmi, ne kemi vizionin dhe angazhimin të qëndrojmë tërësisht të përkushtuar ndaj klientëve tanë të cilëve iu shërbejmë me integritet dhe profesionalizëm. Filozofia jonë është të mbajmë komunikim të vazhdueshëm dhe të sinqertë me klientët dhe punonjësit tanë.

Misioni Ynë

Misioni i Shpresa Security Systems është që t’u sigurojë klientëve shërbime cilësore në fushën e sigurisë, nëpërmjet teknologjisë së lartë dhe përvojës, duke ju mundësuar klientëve të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa u shqetësur për sigurinë e tyre.

Qëllimi Ynë

Për klientët tanë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimin më cilësor dhe të vlefshëm. Për punonjësit tanë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë një vend pune gjithnjë e më shpërblyes dhe të orinetuar nga rezultatet që njeh dhe vlerëson kontributin e tyre.

PARTNERËT TANË

Hikvision
PYRONIX
GRANDSTREAM
ANVIZ
WANWAY
PARADOX
Samsung
Sony
Visonic
Honeywell
Panasonic

Shpresa Security Systems sh.p.k

Shpresa Security Systems Shpk, vjen nga një grup kompanish e formuar në 1997 e cila ka prodhuar disa kompani dhe biznese ndër më të suksesshmet në Shqipëri. Vetë emri përfaqëson shpresën dhe ambicjen për arritje, konsolidim dhe sukses.

Kompania ka mbi 440 të punësuar, 1500 m² zyra, 3500 m² e qëndër ekspozitë dhe pasuri të tjera. Në shtator 2006, Kompania jonë hapi degën e sistemit të sigurisë "Shpresa-AL SECURITY" me qëllim që të jetë furnizuesi kryesor për shitje me shumicë dhe pakicë te sistemeve të sigurisë, kamerat e vëzhgimit, sistemet e alarmit, sistemet e aksesit, telefoni, komunikim, mbrojtje, sisteme spy etj në territorin tonë e më gjerë.

Shpresa Security Systems lider në fushën e tregtimit të produkteve të sigurisë në Shqipëri. Ne i ofrojmë tregut një gamë të gjerë të sistemeve të sigurisë ku mund të përmendim sisteme vëzhgimi, sisteme alarmi, sisteme aksesi, telefoni, mbrojtje, komunikim, sisteme spy etj. Shpresa Security Systems është e përbërë nga një staf i kualifikuar në zgjidhjen e problemeve të sigurisë. Detyra jonë është të japim zgjidhje profesionale në këtë sektor, duke filluar që nga zgjedhja e sistemit që keni nevojë, deri tek planifikimi dhe instalimi. Kjo degë ka për synim të mbulojë fushën e sigurisë me produkte dhe shërbim të standarteve Europiane në teritorin e Shqiperisë dhe më gjerë. Sistemet e sigurise, si kamerat e vëzhgimit, alarmet, video fonitë, sistemet e aksesit nuk janë më një luks por një domozdoshmëri në ditët e sotme.